23:06 / E Hënë, 25 Prill 2022 / AR

​Lavrov: Situata ushtarake do të përcaktojë çdo marrëveshje me Ukrainën

Konflikti ukrainas do të përfundojë me një marrëveshje, por përmbajtja e saj do të varet nga situata ushtarake, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në një intervistë në televizionin shtetëror rus, Lavrov tha gjithashtu se Kievi vetëm “po imitonte” negociatat, transmeton Sky News.

Komentet vijnë pasi ministri i Jashtëm tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë ishin “ndërprerë” pasi Moska nuk ka marrë një përgjigje nga Kievi për propozimet e saj të fundit, detajet e të cilave nuk janë bërë publike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të takohet me Lavrov dhe presidentin Vladimir Putin në Moskë javën e ardhshme për të bërë lutje urgjente ballë për ballë për paqe.

Guterres do të shkojë gjithashtu në Ukrainë për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.