17:50 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

​Lëshohet linja e re ajrore Prishtinë-Shtutgart dhe anasjelltas

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe kompania ajrore “Air Meditarranean” kanë mbajtur sot një konferencë me rastin e lëshimit të linjës së re ajrore Prishtinë-Shtutgart dhe anasjelltas.

Gökmen Aritay, drejtor i operimeve, tha se janë të lumtur që po hapin linjën e re ajrore me partnerët e “Air Mediterrean”.

“Ne jemi shumë të lumtur t’i mirëpresim kolegët nga ‘Air Mediterrean’ dhe partnerët e tyre. Prishtina po rritet dhe ne jemi të sigurt se do të kontribuojmë që aeroporti “Adem Jashari” të rritet sa më shumë”, tha ai.

Kryesuesi i linjës ajrore “Air Mediterrean”, Andrew Hallak premtoi se do të investojnë edhe me hapjen e linjave të reja ajrore.

“Sot po festojmë hapjen e linjës me të re “Air Mediterrean”. Është nderë që të hapim linjën dhe të operojmë fluturimet për dhe nga Prishtina për në Shtutgart, Munih dhe B azel. Ky është vetëm fillimi. Me kohë, ne do të investojmë edhe në hapjen e linjave te tjera në Dyseldorf, Lion dhe Melburn. Kemi investuar në punësimin e njëqind punonjësve kosovarë”, tha Hallak.

Ai shtoi se planet e kompanisë në të ardhmen janë rritja e benefiteve dhe hapja e linjave të reja ajrore.