Limaj nominohet zyrtarisht për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD
Koalicioni NISMA-AKR-PD sot nominon edhe zyrtarisht Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se së bashku me partnerët e koalicionit sot do të mbajë konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i saj Fatmir Limaj.
Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj-Bërnicë duke filluar nga ora 18:00.