Limaj shpreson se Projektligji për rimëkëmbje ekonomike do të votohet

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të hidhet për herë të gjashtë në votim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, pjesë e të cilit është edhe tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti Pensional.
Projektligji nuk ka marrë deri tash pesë herë votat e nevojshme në Kuvend, në mungesë kuorumi dhe kundërshtimit të partive opozitare.
E kryetari i Nisma Fatmir Limaj në Debat Plus të TV Dukagjini ka thënë se shpreson që projektligji do të kalojë në seancën e radhës.
Ai ndërkaq nuk ka dashur të komentojë nëse partitë e koalicionit qeverisës do të mund të llogaritin në votën e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, e cila është larguar nga partia e Isa Mustafës, teksa ka shtuar se i besojnë Avdullah Hotit si kryeministër.