75 Mall Live Search
16:49 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

​Limaj tregon se kur do të ketë ministre grua nga NISMA

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj thotë se kjo parti shquhet për konstruktivitet, e jo për zhurmë.

Në intervistën 45/45 për KosovaPress, i pyetur se pse nuk ka nuk ka ministre grua nga partia të cilën ai e udhëheq, Limaj pohon se në nivel të parë nuk ka përfaqësuese grua, por që sipas tij në nivelet tjera Nisma ka shumicën grua.)

“Në nivelin e parë mungon, është e vërtetë, por në të gjitha nivelet tjera, nëse shikoni me përqindje Nisma Socialdemokrate shumicën, vajza dhe gra, qoftë në nivel të këshilltarëve apo në nivel të angazhimeve partiake. Por, ju e dini që gati, si parti e re jemi partia e parë pothuajse që ne kemi pasur dikur shefin e Grupit Parlamentar në Parlamentin e Kosovës që ka qenë grua dhe po besoj që tani duke u fuqizuar partia do të ketë edhe më shumë hapësirë për të pasur edhe role drejtuese”, tha ai.

Limaj ka premtuar se nëse do të jetë prapë pjesë e Qeverisë, do të ketë ministre grua nga kjo parti politike.

“Unë besoj që po, se nëse e shihni kuadrin tonë politik ne kemi shumë zonja dhe zonjusha, të cilat praktikisht kanë filluar përvojën, kanë fituar përvojë shumë të mirë, dhe besoj që Nisma sot ka gra, të cilat me sukses do të marrin përgjegjësi për këto dikastere të caktuara”, tha ai. /Indeksonline/