75 Mall Live Search
17:10 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

​Limaj: Votimi i platformës, lajm i mirë

Pas miratimit në Kuvend të projektligjit për dialogut dhe Platformës, kryetari i ekipit negociator Fatmir Limaj ka thënë se është një lajm i mire.

“Kanë ndodhë dy ngjarje të rëndësishme, Parlamenti ka votuar ligjin për delegacionin mbi të gjitha platformën. Nga sot Kosova e ka një pozicion zyrtar dhe një zë që ka votuar në Kuvend. Negocimi e mundshëm me Serbinë do ta ketë platformën. Mbështetet tërësisht në Kushtetutën e Kosovës ndërsa delegacioni është votuar nga Parlamenti dhe platformën e ka delegacioni shtetëror i mbështetur në parlament”, tha ai. Limaj ka thënë se ligji i përcakton kompetencat. “Ligji i përcakton kompetencat më shumë merret me kompetencat. Ndërsa platforma i ka parimet. Janë diku dhjetë parime që janë udhërrëfyes mes dialogut Kosovë- Serbi”, u shpreh ai.