LK/ Chelsea hap të madh drejt fazës tjetër, Juventusi ndalet me barazim nga Villarreali

Chelsea ka marrë një fitore solide me rezultat 2-0 duke e mposhtur skuadrën franceze Lille në ndeshjen e parë ndërmjet tyre të zhvilluar në “Stamford Bridge” të martën.
Nga një gol në secilën pjesë i mjaftuan skuadrës së trajnerit gjerman Thomas Tuchel për të bërë një hap të madhe drejt 1/8-tës së finales së kësaj gare, transmeton KosovaPress.
Kai Havertz e shënoi golin e parë pas tetë minutave lojë, kurse të dytin dhe që e vulosi fatin e këtij takimi e realizoi ameriakni Cristian Pulisic në minutën e 63’ të ndeshjes.
Në 10 minutat e fundit të kësaj ndeshje, për Lillë luajti edhe kosovari Edon Zhegrova.
Ndryshoi shkoi situata në stadiumin “El Ceramica” në Spanjë atje ku Villarreali e ndali me barazim 1-1 Juventusin.
“Zonja e Vjetër” shënoi gol pas vetëm 30 sekondave duke dhënë sinjale për një fitore të pa kontestueshme, por kështu nuk doli të ishte deri në fund të ndeshjes.
Në minutën e 66-të, Parejo ishte ai që gjeti rrugën e golit dhe barazimin e rezultatit për ta bërë kështu punën shumë më të vështirë për skuadrën e Maximilioan Allegrit në ndeshjen kthyese.