LK/ Chelsea në çerekfinale, eliminohet Juventusi

Janë mësuar edhe dy skuadrat e fundit që e kanë kompletuar fazën çerekfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Chelsea dhe Villarreali janë futur në tetëshen më të mirë të garës më prestigjose evropiane në nivel klubesh, transmeton KosovaPress.
“Nëndetësja e verdhë” ka kaluar tutje pas fitores me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në “Juventus Arena” me tre gola e realizuar në pjesën e dytë nga Moreno, Danjuma dhe Torres.
Chelsea nga ana tjetër ka fituar edhe në ndeshjen kthyese duke e mposhtur skuadrën e Lille në Francë me rezultat 2-1.
Ishin francezët ata që kaluan në epërsi në minutën e 38’ me golin e Burak Yilmaz, por “Blutë” përmbysën rezultatin me golat e realizuara nga Pulisic në minutat shtesë të pjesës së parë si dhe të Cesar Apilicuetas në minutën e 71’ pas asistimit nga Mason Mount.
Këto janë të gjitha skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Ligës së Kampionëve:
Atlético Madridi
Bayerni
Benfica
Liverpooli
Manchester City
Real Madridi
Chelsea
Villarreali