75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / AR

​LK/ Ja kur zhvillohen duelet e para gjysmëfinale

Villarreali, Real Madridi, Liverpooli dhe Manchester City janë skuadra që tashmë janë konfirmuar si gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Villarreali e mposhti Bayernin e Munihut, Real Madridi Chelsea, Liverpooli Benfikën si dhe Manchester City skuadrën e Atletico Madridit, transmeton KosovaPress.

Në gjysmëfinale do të ballafaqohen Manchester City me Real Madridin kurse Liverpooli me Villarrealin.

Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 26 prill, kurse ato të kthimit më 3 maj.