75 Mall Live Search
17:48 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Luksemburgu mbështet Kosovën në rrugën e saj euro-integruese

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim shefen e Misionit për Kosovë Natacha Gomes, me të cilën bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe mjaftë të suksesshëm bilateral midis këtyre dy shteteve, sidomos në mbështetjen që ky shtet ia ofron Kosovës në proceset e saj euro-integruese.

Sipas ministrisë, Luksemburgu është ndër përkrahësit dhe donatorët më të mëdhenj në Kosovë.

Në këtë drejtim, ministri Reka u falënderua për ndihmat e ofruara nga Luksemburgu deri më tani prej disa milionë eurove, duke shpresuar se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe këtë vit dhe periudhat në vijim.

Më tej, u diskutua për format konkrete të ndihmës, e në veçanti mundësia e mbajtjes së konferencës vjetore të përbashkët të këtyre dy shteteve, si dhe vazhdimin e marrëveshjes bilaterale me Luksemburgun.

Nga ana e saj, shefja e Misionit, Gomes përshën deti emërimin e Ministrit Reka në detyrën e re, si dhe ripërsëriti përkrahjen dhe mbështetjen e Luksemburgut për Kosovën në proceset integruese të saj.