75 Mall Live Search
23:59 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

​Makina bie në greminë, shoferi shpëton mrekullisht

Një person mori plagë të rënda pasi makina e tij ra në një greminë në South Tyneside në Angli.

Ekipet e shpëtimit dolën në vendin e ngjarjes për të shpëtuar shoferin.

Ndërsa policia, zjarrfikësit dhe mjekët arritën në majë të shkëmbit, nisi aksioni për të nxjerrë vozitësin dhe makinën nga gremina.

Personi i lënduar u dërgua për trajtim në spitalin e Newcastle pasi ka pësuar lëndime të shumta.