Mali i Zi e vazhdon vetizolimin edhe për 21 ditë

Trupi koordinues kombëtar për sëmundje infektive (TKK) i Malit të Zi solli vendim me të cilin vetizolimi për kontaktet e të infektuarve nga koronavirusi zgjat 21 ditë, njoftojnë mediumet malazeze.
Siç theksohet, TKK-ja, me propozim të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, vendosi t’i ndryshojë urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me karantinën dhe vetizolimin e personave për të cilët ishin ose supozohet se janë në kontakt me persona të infektuar me koronavirusin, kumtoi Qeveria e Malit të Zi.
Në komunikatën e TKK-së theksohet se vetizolimi deri në rikuperim, të paktën 21 ditë, u është caktuar atyre personave, të cilët janë pozitivë me koronavirusin, kanë simptoma të lehta ose nuk kanë aspak.