22:27 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Malisheva pa raste të reja me COVID-19

Komuna e Malishevës vazhdon të mbetet e qetë në raport me pandeminë e COVID-19, pasi të gjitha mostrat e analizave në ditët e fundit dhe ditës sotme, kanë rezultuar negative, përderisa gjendja vazhdon të jetë pa asnjë rast aktiv me COVID-19.

Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka përkujtuar qytetarët, se nuk do të mund të kryejnë shërbime në asnjë institucion, nëse nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse.

Gjithashtu, i ka përkujtuar edhe sektorit privat se janë të detyruar t’i zbatojnë masat e rekomanduara, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit