07:13 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Malishevë: Nga dy testet për COVID-19, njëri del pozitiv

Bazuar në rezultatet zyrtare të IKSHPK-së, të dielën kanë dalë rezultatet e dy testeve të bëra për COVID-19 nga Komuna e Malishevës, prej të cilëve njëri ka rezultuar pozitiv dhe tjetri negativ.

Me rastin e ri, numri i personave aktivë me COVID-19 në Komunën e Malishevës është 11.

Që nga 14 marsi kur është konfirmuar rasti i parë në Malishevë e deri më sot, me koronavirus janë prekur 91 persona, prej tyre 76 janë shëruar, 4 kanë vdekur, ndërsa 11 raste janë ende aktive.