13:47 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Mane: Jam shumë larg Messit e Ronaldos

Ylli i Liverpool, Sadio Mane, ka thënë se është shumë larg sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi dhe të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Mane është zgjedhur në 30 lojtarët më të mirë në botë pranë portugezit dhe argjentinasit, transmeton KosovaPress.

Pavarësisht kësaj senegalezi ka thënë se është shumë larg tyre, për të cilët mendon se janë përbindësha.

“Lojtarët si Messi e Ronaldo janë përbindësha. Mendoj se jam shumë larg tyre. Siç kam thënë do të bëjë gjithçka për t’iu afruar”, deklaroi ai.

Mane sezonin e kaluar fitojë Këpucën e Artë se bashku me Salah e Aubameyang, ndërsa këtë sezon vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer.