23:22 / E Premte, 17 Maj 2024 / Gj. Sh

Milan nis bisedimet për trajnerin e ri

Skuadra e Milanit do të ndaj rruget me Stefano Piolin pas përfundimit të sezonit.

Kuqezinjët tashmë kanë nisur kontaktet me trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, shkruan IndkesOnline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Milan në oret e fundit ka kontaktuar përsëri me Paulo Fonseca.

Tekniku portugez dëshiron punën dhe bisedimet po zhvillojnë mirë, duke pritur vendimin e klubit për të vazhduar me kontratat.

Ai është tërhequr nga projekti i Milanit, i gatshëm të avancojë në fazat përfundimtare nëse gjithçka shkon sipas planit.

Fonseca aktualisht është trajner i skuadrës franceze, Lille, ku ia ka siguruar pjesëmarrjen në grupet e Europa League për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/