14:35 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Maqedoni Veriore, një viktimë dhe 141 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi sot për një pacient të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1885 mostrave. Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-8, Strugë-6, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-13, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-18.

Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 51-vjeçare nga Shkupi, teksa janë 161 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 12.083 persona, prej tyre 8.248 janë të shëruar, 529 kanë vdekur dhe 3.306 janë raste aktive./AlsatM/