75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / F.R

​Mbështetja e Zvicrës për KFOR-in, komandanti Ulutash takoi ambasadorin Sprecher

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë Jurg Sprecher, me të cilin diskutoi mbi situatën e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për misionin.

Vizita nënvizoi bashkëpunimin e fortë midis KFOR-it dhe vendeve partnere në avancimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Ishte gjithashtu rasti që gjenerali Ulutash të shprehte mirënjohjen e tij për angazhimin e Zvicrës për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.