Votat e më shumë se 500 vendvotimeve pritet të rinumërohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim e votave të vendvotimeve të tjera.
Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se QNR-ja do të kërkojë rinumërim të mbi 500 votave të vendvotimeve, për çka pritet edhe miratimi nga anëtarët e e KQZ-së. Kujtojmë se të hënën ka përfunduar rinumërimi i votave të 314 vendvotimeve.
Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e votave të këtyre 314 vendvotimeve erdhi po pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve, të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.