19:20 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Mbi 700.000 të vdekur nga koronavirusi në botë

Sipas të dhënave më të fundit nga faqja e internetit Worldometer, më shumë se 700.000 njerëz kanë vdekur nga infeksioni koronavirus në botë.

Kujtojmë se 600.000 vdekje nga kjo sëmundje ngjitëse u regjistruan në 18 qershor.

Numri më i madh i njerëzve që humbën jetën si rezultat i COVID-19 është në Shtetet e Bashkuara, pasuar nga Brazili, Meksika, Britania e Madhe dhe India.

Numri i përgjithshëm i pacientëve, i regjistruar nga portali Worldometers, është rreth 18.5 milionë.