75 Mall Live Search
17:01 / E Martë, 20 Korrik 2021 / AR

​Mbi 93 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 324 mijë e 107 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 93 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.