Mbretëresha miraton kërkesën e Johnsonit për pezullimin e Parlamentit
Mbretëresha Elizabeth II miratoi planin e kryeministrit, Boris Johnson, për të pezulluar Parlamentin nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit, një lëvizje që mund të pengojë përpjekjet e deputetëve që mund të bllokojnë një Brexit pa marrëveshje.
Johnson kërkon që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian sikurse është vendosur, më 31 tetor, ndonëse kjo do të thotë të mos kenë një marrëveshje për tërheqjen, një skenar të cilit shumë persona i tremben sepse mund të ketë pasoja të rënda ekonomike ndaj vendit.
Organi zyrtar këshillimor i monarkes njoftoi se “pezullimin do të aplikohet “jo më herët se të hënën më 9 shtator dhe jo më vonë se sa të mërkurën më 12 shtator 2019 deri të hënën më 14 tetor 2019”.
Johnson kërkoi pezullimin sot në mëngjes një veprim që liderët e opozitës e konsiderojnë një përpjekje të qëllimshme për të penguar përpjekjet e tyre duke u hequr kohë të vlefshme parlamentare.