14:29 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

​Mbretëria e Bashkuar miraton vaksinën që lufton njëherësh COVID dhe Omicron

Mbretëria e Bashkuar është e para që miraton vaksinën kundër COVID që synon si llojin origjinal ashtu edhe variantin Omicron. “Moderna jab” mori dritën jeshile nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) pasi u zbulua se plotësonte standardet e rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, cilësinë dhe efektivitetin.

Doza përforcuese, e njohur si “Spikevax bivalent Original/Omicron”, përmban 25 mikrogramë vaksinë Omicron dhe 25 mikrogramë vaksinë origjinale të koronavirusit.

Skynews, raporton se komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin do të këshillojë se si do të trajtohet vendosja e vaksinës. Vaksina është dorëzuar për miratim edhe tek autoritetet në Australi, Kanada dhe BE. Pritet që BE-ja të miratojë dozën deri në shtator.

“Kam kënaqësinë të njoftoj miratimin e vaksinës përforcuese bivalente Moderna, e cila u gjet në provën klinike për të ofruar një përgjigje të fortë imune kundër variantit Omicron BA.1 si dhe lloji origjinal 2020. Gjenerata e parë e vaksinave kundër COVID-19 që përdoret në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të sigurojë mbrojtje të rëndësishme kundër sëmundjes dhe të shpëtojë jetë. Ajo që na jep kjo vaksinë bivalente është një mjet i mprehtë në armaturën tonë për të na ndihmuar në mbrojtjen kundër kësaj sëmundjeje ndërsa virusi vazhdon të evoluojë”, tha shefi ekzekutiv i MHRA, Dr. June Raine./rtsh/