Mbrojtja e Veselit përfundon deklaratën përmbyllëse
Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, Rodney Dixon ka përfunduar deklaratën përmbyllëse.
Ne fund të shpalosjes sa fjalës përfundimtare ai ka thënë se Veseli meriton “gjykim të drejtë dhe të shpallet i pafajshëm”.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ai tha se nuk ka asnjë provë që argumenton akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime të pretenduara lufte.
Pas pauzës së drekës, do të vijohet me deklaratën përmbyllëse të ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë.
Deklaratat përmbyllëse kanë filluar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

