75 Mall Live Search
18:05 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

​Me Notre Dame jashtë funksionit, mesha e Krishtlindjes mbahet nën tendën e cirkut

Tetë muaj pasi katedralja Notre Dame u përfshi nga flakët, kryepeshkopi i Parisit Michel Aupetit, mbajti meshën tradicionale të Krishtlindjes nën një tendë cirku për afro 2.500 adhurues.

Dioqeza e kryepeshkopit të Parisit deklaroi këtë javë se ishte hera e parë në 200 vjet që mesha e Krishtlindjes nuk do të zhvillohej në katedrale.Sipas transmetuesit radiofonik francez “Franceinfo”, mesha u mbajt sot në mëngjes në cirkun Gruss, në parkun Bois de Boulogne i ndodhur në anën perëndimore të kryeqytetit francez. 

Kisha historike e Parisit u përfshi nga zjarri në muajin prill, ku çatia u shkatërrua plotësisht. Rindërtimi ka të ngjarë të zgjasë me vite. Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka deklaruar se katedralja do të rindërtohet deri në vitin 2024.