Mediat në Spanjë: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Robert Lewandowski është shumë pranë Barcelonës.
Sipas asaj që raportoi sot gazeta spanjolle “Sport”, klubi katalanas dhe sulmuesi polak tashmë kanë arritur një parim marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës dhe për përfitimet nga kontrata.
Duke qenë se kontrata me Bayern Munichun sulmuesit polak i skadon në vitin 2023, Barcelona dëshiron t’i bëjë një propozim klubit gjerman nga 50 deri në 60 milionë euro.
Lewandowski shihet si një tjetër goditje e madhe nga Barcelona, që tashmë ka nisur rrugën e krijimit të një skuadre të fuqishme e cila tashmë ka nisur t’i jap frytet e para nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez.