15:50 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / LB

​“Menxi po pres me ju pa”, Dua Lipa e emocionuar para koncertit në Tiranë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa është shprehur e emocionuar para koncertit që do të mbajë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ylli botëror do të perfomojë në Tiranë.

“110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Shumë e lumtur të jem në Tiranë, si shtetasja më e re, të përformoj për të gjithë ju sonte”, ka shkruar Lipa.

Dua Lipa është qytetarja më e re e Shqipërisë.

Të shtunën Lipa e ka pranuar nënshtetësinë shqiptare nga presidenti, Bajram Begaj.

“Menxi po pres me ju paaaa”, ka përfunduar ajo.