75 Mall Live Search
22:06 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / AR

​Mësohet rivali i Lacit në finalen e Kupës së Shqipërisë

Skuadra e Lacit do të ndeshjet me skuadrën e Vllaznisë në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion garues.

Vllaznia ka fituar ndeshje dramatike ndaj Partizanit të cilën e mposhti vetëm pas ekzekutimit të penalltive pasi rezultati pas 90 minutave të rregullta si dhe pas vazhdimeve ishte i barabartë 1-1, raporton KosovaPress.

Pas ekzekutimit të penalltive, Vllaznia triumfoi me rezultat 5-4 dhe ishte Skuka ai i cili e humbi penalltinë për Partizanin.

Laci nga ana tjetër e siguroi finalen pas triumfit me rezultat 2-1 ndaj Teutës.