75 Mall Live Search
22:08 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

​Meta: Integrimi, e vetmja rrugë përpara

Presidenti Ilir Meta, është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brijuni.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan:

Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara. Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.