Milani zyrtarizon goditjen e radhës

AC Milan ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit ecuadorian Pervis Estupiñan nga Brighton.
26-vjeçari ka firmosur kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030 dhe do të mbajë fanellën me numër 2, duke zëvendësuar Theo Hernandez-in, i cili u transferua te Al Hilal në Arabinë Saudite.
Kostoja e marrëveshjes është 17 milionë euro plus 2 milionë bonuse, ndërsa lojtari do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit. Ky është transferimi i katërt i Milanit këtë merkato pas Ricci, Modric dhe Terracciano.
Estupiñan, i lindur në Esmeraldas më 21 janar 1998, ka një karrierë me klube si Granada, Almeria, Maiorca, Osasuna, Villarreal (me të cilin fitoi Europa League) dhe Brighton, ku zhvilloi 104 ndeshje e shënoi 5 gola.
Me kombëtaren e Ecuadorit ka 48 paraqitje dhe 4 gola. Ai është lojtari i parë nga Ekuadori që veshë fanellën e Milanit.