Ministri Bytyqi arsyeton vendimin e pezullimit nga puna të anëtarit të PDK-së
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për arsim, ka arsyetuar vendimin e tij për pezullim nga puna të një drejtori, i cili është anëtar i PDK-së, duke e cilësuar se ai ka thyer etikën dhe ka dhënë informacione të pa vërteta.
Bytyqi po ashtu arsyetoi vendimin për zvogëlimin e departamenteve në kuadër të ministrisë.
“Pas raportit që ka nxjerr Komisioni Evropian për gjendjen jo të mirë funksionale të ministrisë, është miratuar rregullorja përshkrimi i ri i vendeve të punës nga Qeveria e Kosovës. Njëkohësisht dhe organogrami i ri Ministrisë së Arsimit. Kjo ka bërë që nga tetë departamente që kemi bërë të jenë katër departamente. Këto katër departamente nuk munden të vendosen tetë drejtor që kanë qenë. Ndërsa, për personin që ju e apostrofuat, unë nuk do të flas shumë për një zyrtar që e ka thyer etikën dhe bën shpifje dhe informacione të pavërteta në media”, tha ai./Indeksonline/