08:11 / E Diele, 19 Qershor 2022 / MSH

​Ministri i Jashtëm turk takon sot Osmanin e Gërvallen

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka arritur dje në Kosovë, ku është pritu nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo sot edhe zyrtarisht do ta pres në takim zyrtar homologun e saj turk.

Pas takimit, Gërvalla dhe Cavusoglu do të japin deklaratë për media dhe do t’ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Kurse, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim kryediplomatin turk.