23:14 / E Premte, 01 Prill 2022 / MSH

​Ministri i Jashtëm ukrainas: Më shumë goditje do të vijnë në ekonominë ruse

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, kishte një bisedë ditën e sotme me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, ku kanë diskutuar për hapat që do të forcojnë më tej Ukrainën.

Dyshja diskutuan më së shumti rreth hapave që do të forconin Ukrainën ekonomikisht dhe ushtarakishtnë mënyrë që ta përballojnë në mënyrë efektive sulmet e mëtejshmë ruse.

Kuleba shtoi në deklaratën e tij se më shumë goditje do të vijnë në ekonominë, sistemin financiar dhe tregtinë e Rusisë.

Sanksione të rënda janë vendosur ndaj Moskës nga Perëndimi, duke përfshirë individë të lidhur me Vladimir Putin, Kremlinin dhe bizneset ruse.