12:25 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

​Ministri Reka raporton në Komisionin per Integrime Evropiane

Në raportimin e tij para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, ministri i Integrimeve Evropiane Blerim Reka ka folur edhe për tri kontratat e nënshkruara nga ministrat e kaluar.

Ai tha se kanë stopuar tri kategori të kontratave, atë të objektit të qirasë, lobimit dhe për mbështetje mediale.

“Është fjala për kontratën për qiranë, e cila nga analiza e objektit, rezultoi se nuk kishte nevojë që të paguhen 23 mijë euro në muaj. Të gjithë ata që ishin staf në atë objekt, janë sot në objektin e qeverisë. Faktikisht, po na del se numri i punëtorëve po funksionon shumë mirë në zyrat e Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

“Kontratat lobuese, e para ishte me një kompani amerikane dhe e dyta me një kompani franceze. Unë mund të them se është pak e çuditshme që për procesin e liberalizimit të vizave të kontraktohet një kompani në SHBA. Nuk pashë që ajo që kishin ofruar kishte të bënte me liberalizimin e vizave. Sa i përket kontratës me kompaninë franceze, nga ajo që pashë që kishin ofruar si punë e kryer, është për të dëshiruar se punën që e kishin kryer mund të bëhej me një kërkim në Google. Dy kontratat janë stopuar. Këto tri kontrata i kanë kushtuar 94 mijë euro në muaj. T’i japësh 94 mijë euro në muaj është vërtet çështje për diskutim”, shtoi ministri Reka.