16:28 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​‘Minjtë në stacionin e trenit’ fiton çmimin për fotografinë më të mirë

Fotografia e dy minjve duke parakaluar në stacionin nëntokësor të trenit në Londër ka fituar çmimin për fotografinë më të mirë mbi botën e egër.

Fotografia e shkrepur nga Sam Rowley në stacioni “Squabble” është përzgjedhur si fituesja e këtij çmimi nga më shumë se 48,000 fotografi të kafshëve të egra nëpër botë. Votimin e këtij çmimi e ka bërë publiku. Fotografia shfaq dy minj duke luftuar për thërrime të bukës që kanë mbetur në një stacion treni.

“Të gjithë e dinë për minjtë në nëntokë, por unë nuk mendoj se dikush i ka parë ato në atë dritë më parë”, tha Rowley. Këtë fotografi ai e shkrepi derisa po priste në stacionin e Londrës për ta pritur trenin, shkruan CNN.

Përpos fituesit edhe katër fotografi tjera ishin të mrekullueshme: një orangutan pjesëmarrës në një shfaqje në Bangkok, dy jaguar duke kafshuar një anakonda në Brazil, një rinoqer ont dhe një kangur ishin pretendentët tjerë për ta fituar këtë çmim.