16:09 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

​Moti nesër dhe pasnesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me diell dhe i qetë.

Sipas komunikatës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim.