14:35 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

​Moti për dy ditët e ardhshme

Të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Në orët e para, vende-vende mund të ketë riga shiu.

Gjatë pjesës së dytë, vranësirat do të shpërndahen, duke mundësuar edhe prezencën e rrezeve të dielli.

Të enjten, situata meteorologjike do të lëvizë drejt stabilizimit, kështu që prezenca e rrezeve të diellit do të jetë më e gjatë dhe grafiku i fushave termike do të pësoj rritje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.