MSH: Shmang vendet e prekura me koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të rritjes së vigjilencës ndaj koronavirusit, u bën thirrje qytetarëve të vendit që t’i shtyjnë apo t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit. Në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të koronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi), të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e koronavirusit.
“Ministria do t’ju informojë në vazhdimësi për masat e marra kundër koronavirusit dhe u bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare”, thuhet në komunikatën ministrore.