08:13 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

​“Mushkëria e hekurt”, nisi përdorimin para 90 viteve

Më 29 korrik të vitit 1928, u përdor për herë të parë “mushkëria e hekurt” siç u quajt ajo, për të ndihmuar njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

Aparatura u krijua nga Ira Drinker, mjek në spitalin e universitetit Harvard dhe u instalua në spitalin Bellevue të New York-ut, spitali më i madh publik.

Në fillim kjo pajisje dha rezultate të shumë të suksesshme, por fakti është se pacienti që ka nevojë për të duhet të jetë vazhdimisht nën kontrollin e personelit shëndetësor.

Me kalimin e viteve, me përparimin e teknologjisë, u krijuan aparatura shumë më të vogla dhe më të përshtatshme për t’u përdorur, pa patur nevojë që pacienti të shtrohet në spital, por ai mund ta mbajë atë me vetë, në mënyrë që ta ndihmojë në çdo kohë për të normalizuar frymëmarrjen.