75 Mall Live Search
21:10 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

​Mustafa komenton akuzat e Kurtit për qeverinë jo legjitime Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar akuzat e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit rreth legjitimitetit të Qeverisë Hoti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar akuzat e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit rreth legjitimitetit të Qeverisë Hoti.

Ai në një intervistë për RTV21 ka thënë se nuk hidhërohet nëse e quajnë jo legjitime qeverinë e drejtuar nga LDK-ja, pasi që Kushtetuese e ka njohur këtë formë të formimit të saj.

“Ne nuk hidhërohemi nga ajo që ata e quajnë jo legjitime. Gjykata Kushtetuese e ka njohur këtë formë të veprimit të qeverisë dhe asnjë veprim nuk është kryer jashtë aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Ndryshe, partia e Kurtit e ka quajtur vazhdimisht jo legjitime qeverinë e drejtuar nga njeriu i partisë së Isa Mustafës, duke kërkuar që të shkohet në zgjedhje të reja.