75 Mall Live Search
20:01 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

​Myftiu Tërnava viziton xhaminë e djegur në Verboc

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka vizituar sot xhaminë e djegur të Verbocit të Drenasit për të shprehur shqetësimin e tij ndaj kësaj vepre kriminale.

Myftiu ka thënë se kjo xhami ka përmbajtur vlera jashtëzakonisht të mëdha historike dhe tradicionale të vendit tonë, teksa ka kërkuar që kryerësit e kësaj vepre të dalin sa më parë para drejtësisë.

Ai ka thënë se arkitektët e Bashkësisë Islame do ta vlerësojnë dëmin se çfarë mund të bëhet me pjesën e objektit të xhamisë që ka mbetur.

Kjo xhami ishte ndërtuar në vitin 1566 dhe kishte qenë xhamia e dytë më e vjetër në rajonin e Drenicës.

Ndërkohë që xhamia e re në këtë fshat është ndërtuar në vitin 2014 dhe është shumë afër xhamisë së vjetër.

Xhamia që është djegur të premten nuk kishte qenë në shfrytëzim të besimtarëve, por kishte qenë e hapur pë r vizitorë.