75 Mall Live Search
13:52 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

​Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e AKK-së për dënimin e 14 kompanive

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës kundërshton fuqishëm vendimin e AKK për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke e cilësuar si vendim arbitrar.

Përmes një komunikate për media, kjo shoqatë thotë se nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje për çmimin e naftës në mes të operatorëve të këtij sektori dhe se marrja e këtij vendimi është e bazuar kryesisht në insinuata.