13:04 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Nagavci: Vendimi i gjykatës ndaj Pjetër Ndrecaj, rrit pasigurinë e grave dhe vajzave

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, duke komentuar vendimin e gjykatës ndaj Pjetër Ndrecaj, i cili kishte vrarë bashkëshorten Valbona Markun dhe vajzën e vet 9-vjeçare, ka thënë se vendimi për të ulur dënimin për autorin e këtij krimi të dyfishtë është mesazh i dëmshëm dhe i gabuar për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë mbi gratë dhe veç sa rritë pasigurinë e grave dhe vajzave viktima të dhunës.

Nagavci ka shkruar në Facebook se vrasja e Valbona Markut dhe vajzës së saj 9-vjeçare nga bashkëshorti i saj, Pjetër Ndrecaj kishte tronditur me të drejtë të gjithë.

“Autoritetet përgjegjëse shtetërore kishin dështuar të mbrojnë jetën e Valbonës dhe vajzës 9-vjeçare. Por, sot, vendimi për të ulur dënimin për autorin e këtij krimi të dyfishtë është mesazh i dëmshëm dhe i gabuar për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë mbi gratë dhe veç sa rrit pasigurinë e grave dhe vajzave viktima të dhunës. Shteti dhe institucionet e tij kanë përgjegjësi mbrojtjen e jetës. Dhuna në familje ka ardhur duke u rritur, andaj sjellja e tillë e sistemit të drejtësisë jo që nuk i kontribuon parandalimit, por përkundrazi rëndon edhe më shumë gjendjen e rëndë të vajzave dhe grave në Kosovë”, ka shkruar ajo.