NASA nuk po fsheh pamjet e reja të objektit misterioz ndëryjor
Pas verifikimit të “Faktoje” rezulton se NASA nuk po fsheh pamjet e reja të një objekti enigmatik, përtej sistemit diellor.
U raportua se kjo anomali ndëryjore, mund të ofrojë një mundësi të rrallë për të studiuar vizitorët jashtëtokësorë që kalojnë nëpër lagjen tonë kozmike.
Por, sipas verifikimit të “Faktoje”, këtu bëhet fjalë për një shtrembërim të fakteve.
“Si NASA dhe agjenci të tjera kanë dhënë mjaft informacione mbi dy objekte të ndryshme që mund t’i afrohen Tokës në javët e ardhshme” raporton “Faktoje”.
NASA kishte publikuar informacione të shumta mbi kometën C/2025 V1, mbi të cilën pati spekulime të shumta. Kometa raportohet të ketë ngjashmëri me një objekt tjetër ndëryjor, për të cilin ka më pak informacione.
Megjithatë, “Faktoje” konfirmon se si për objektin në fjalë, ashtu edhe për kometën C/2025 V1 nuk ka prova që NASA po mban imazhe të fshehura.

