75 Mall Live Search
19:56 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / MSH

​NASA publikon imazhe të reja të teleskopit James Webb

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka tejkaluar sërish të gjitha pritjet.

NASA publikoi imazhin spektakolar duke treguar mijëra yje të rinj shkëlqyes, 5 mijë e 500 vit drite larg Tokës.

Përveç yjeve të rinj me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, imazhi zbulon një re pluhuri dhe gazi në të cilën po formohen yje.

Kjo re e quajtur Mjegullnaja e Karavidhes, është aq e madhe sa shtrihet përtej fushëpamjes së kamerës. Një grup yjesh shumë të rinj, i quajtur Pismis 24, ndodhet thellë në brendi të saj, për të cilat janë nevojitur mbi pesë orë për t’i kapur në foto.

James Webb, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i dërguar ndonjëherë në hapësirë, u lansua para katër vjetësh. Ai vëzhgon universin në spektrin infra të kuq, i cili i lejon të depërtojë në pluhurin hapësinor dhe të regjistrojë skena të lindjes së yjeve.

Distanca deri në mjegullnajë është 5.500 vit dritë, me një vit dritë që është rreth 9.46 trilionë kilometra.