75 Mall Live Search
13:09 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Mirënjohje, personave që dhanë kontribut për UP-në

Në 50- vjetorin e themelimit të universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot janë nderuar me mirënjohje dekanët, profesorët, studentët që kanë kontribuar ndër vite për UP-në. Rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se me mirënjohje do të nderohen të gjithë ata që në kohë të ndryshme kontribuuan për UP-në.

“UP-ja po e feston 50- vjetorin e themelimit, për të gëzuar këtë ditë e këtë liri dikush dikur vuajti shumë, të cilët disa janë këtu e disa nuk janë më. Ata dhe ju jeni heronjtë e vërtetë të këtij vendit. UP-ja e bëri këtë shtet, ai i dha dritë këtij vendi në periudhat më të errëta, ai ngriti zërin kur u mendua se nuk kemi zë. Është tempull i shpresës së këtij vendi.

Gjatë ekzistencës së vetë gjysmëshekullore UP-ja bëri shumë. UP-ja nuk do të ishte i tillë pa kontributin e profesorëve që në kohë të ndryshme ligjëruan”, tha Dema./