Ndryshimet në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës pas xhiros së 28-të

Me tri ndeshjet e ditës së diel që përfunduan me fitoren e Prishtinës ndaj Malishevës (3-2), Llapit ndaj Ulpianës (2-0) si dhe Dritës ndaj Feronikelit me rezultat (5-0) është kompletuar xhiro e 28-të në Superligësn e Kosovës në futboll.
Ballkani mbetet lider i tabelës me 60 pikë, i ndjekur nga Drita dhe Gjilani që kanë nga 52 pikë në vendet dy dhe tre, kurse Llapi dhe Prishtina vijnë në pozitat pesë dhe katër me nga 44, përkatësisht 38 pikë, raporton KosovaPress.
Pjesa e dytë e tabelës udhëhiqet nga Drenica si e gjashta me 35 pikë, pastaj Malisheva me 34, Dukagjini me 30, kurse Ulpiana dhe Feronikeli e mbyllin tabelën ne pozitat nëntë dhe dhjetë me nga 24, përkatësisht 12 [ikë.