75 Mall Live Search
17:17 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

​Në Drenas arrestohen katër persona për rrahje

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gllanasellë të Drenasit katër persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 21.30, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt