Në Maqedoninë e Veriut arrestohen 56 persona që nuk respektuan orën policore

Policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar 56 persona për mos respektim të orës policore.
Gjatë natës së mbrëmshme, sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të brendshme, në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë evidentuar 83 persona të cilët nuk e kanë respektuar orën policore.
Gjithashtu, sipas statistikave gjatë natës së kaluar 163 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 47 të tjerëve për vetëizolim, shkruan Alsat.
Nga ana e zyrtarëve policor janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vetëizolim, që pastaj është konstatuar se tre persona nuk kanë respektuar masën e izolimit.