16:34 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

​Në Maqedoninë Veriore shtohen infektimet me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe tre të vdekur nga koronavirusi duke e çuar në 101 totalin e viktimave nga kjo sëmundje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy personat e vdekur janë nga Tetova të moshës 57 dhe 78-vjeç, ndërsa i treti është nga qyteti i Velesit, i moshës 58-vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 30 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, një shifër më e lartë kjo krahasuar me tre ditët e fundit.